LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Maradonas mund të shmangej dhe përgjegjësitë do t’u atribuohen mjekëve – thuhet në raportin mjekësor të caktuar nga gjykata

Vdekja e Maradonas mund të shmangej dhe përgjegjësitë do t’u atribuohen mjekëve – thuhet në raportin mjekësor të caktuar nga gjykata
(Foto: Instagram/maradona)

Vdekja e Diego Armando Maradona në 25 nëntor 2020 shokoi botën e futbollit. Legjenda argjentinase ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare.

Ai ishte shtrirë në spitalin La Plata më 2 nëntor 2020 dhe fillimisht ishte thënë se për arsye psikologjike. Mirëpo, vetëm një ditë më pas iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në tru për të trajtuar një hematomë subdurale.

Pas operacionit që u quajt i suksesshëm, ai u lëshua në shtëpi më 12 nëntor dhe mbikëqyrej nga mjekët ambulantorë. Por, më 25 nëntor 2020, në moshën 60 vjeçare, Maradona pësoi një sulm në zemër dhe vdiq në shtëpinë e tij në Dique Lujan të Buenos Airesit në Argjentinë.


Zbulohen detaje të reja nga vdekja e 'keqe' e Maradonas: Atij iu dha birrë dhe marihuanë në ditët e fundit të jetës
Lexo po ashtu Zbulohen detaje të reja nga vdekja e 'keqe' e Maradonas: Atij iu dha birrë dhe marihuanë në ditët e fundit të jetës

Vdekja e tij nxiti kundërthënie të shumta dhe tash në bazë të një raporti mjekësor – të transmetuar nga SportMediaset – vdekja e legjendës ka mundur të shmangej.

Vdekja e Diego Armando Maradonas ishte “e shmangshme” dhe përgjegjësitë për vdekjen e ‘Pibe de Oro do t’i atribuohen drejtpërdrejt neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, të cilët tani rrezikojnë të akuzohen për vrasje pa dashje.

Kjo është ajo që doli nga raporti mjekësor i kryer nga komisioni i caktuar nga gjyqësori për të hedhur dritë mbi vdekjen e ikonës, mes lëshimeve potenciale për ofrimin e ndihmës dhe neglizhencës së përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori