LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e gruas në Malishevë pasi hoqi dhëmbin, kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit

Vdekja e gruas në Malishevë pasi hoqi dhëmbin, kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit
Foto: Arkiv

Një grua rreth moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në Malishevë, pasi që e njëjta ishte paraqitur në një klinikë në këtë komunë për hequr një dhëmb ku më pas i ishte komplikuar gjendja shëndetësore.

Pas komplikimit të gjendjes shëndetësore e njëjta ishte dërguar për trajtim në QKUK, mirëpo viktima kishte arritur pa shenja jete.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës të mërkurën njoftoi se ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.


Mbyllet përkohësisht ordinanca stomatologjike në Malishevë, ku vdiq pacientja pas trajtimit
Lexo po ashtu Mbyllet përkohësisht ordinanca stomatologjike në Malishevë, ku vdiq pacientja pas trajtimit

E tashmë Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesën për paraburgim për dy të arrestuarit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zyrtari i lartë për bashkëpunim profesional në këtë Prokurori, Hekuran Batusha.

“Prokurori i rastit ka parashtruar kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarit XH.K për veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” dhe veprën tjetër penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Ndërkaq për të dyshuarën H.K gjithashtu është bërë kërkesa për paraburgim për veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” si dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve””, ka thënë Batusha.

Një grua në Malishevë dyshohet se vdiq pasi kishte hequr dhëmbin, policia arreston dy persona
Lexo po ashtu Një grua në Malishevë dyshohet se vdiq pasi kishte hequr dhëmbin, policia arreston dy persona

Ministria e Shëndetësisë gjatë të mërkurës në një njoftim për media, tha se institucioni privat shëndetësor në Malishevë, në të cilin u trajtua 35-vjeçarja që shkoi për ta hequr një dhëmb e vdiq pasi iu komplikua gjendja, ka ushtruar veprimtari ilegale.

Në një njoftim për media lidhur me këtë rast, Ministria ka bërë të ditur se përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, “menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar lidhur me këtë rast, ku tha se të gjithë janë të tronditur.

MSh: Ordinanca stomatologjike ku mori trajtim gruaja që vdiq nga Malisheva, ka operuar ilegalisht
Lexo po ashtu MSh: Ordinanca stomatologjike ku mori trajtim gruaja që vdiq nga Malisheva, ka operuar ilegalisht

Ai ka deklaruar se ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit.

“Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa. Në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë”, ka shkruar Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori