Me rezultat prej 1-0, Milani e ka mposhtur Sampdorian në San Siro, në ndeshjen e javës së 25-të në kampionatin italian.

Vendasit patën mundësi të kalonin në epërsi në minutat e para të takimit, mirëpo dështuan të realizonin nga pika e bardhë.


MilanSampd 2 (Foto: Getty Images)

Nicola Murru e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti. Ricardo Rodriguez e mori përgjegjësinë, mirëpo Emiliano Viviano ia mohoi golin.

Por, nuk zgjati shumë dhe nikoqirët e zhbllokuan rezultatin. Pas një aksioni të organizuar mirë nga Rossonerët, Giacomo Bonaventura e dërgoi topin në rrjetë (13').

Në fund të pjesës së parë, Leonardo Bonucci arriti të shënonte, mirëpo foli u anulua pas konsultimit të VAR-it.

MilanSampd 3 (Foto: Getty Images)

Të zgjedhurit e Gennaro Gattusos vazhduan të luanin më mirë edhe në pjesën e dytë, ndërsa dy raste të mira i pati Hakan Calhanoglu dhe një tjetër Davide Calabria, por Viviano nuk pranoi gola të tjerë.

Milani mban vendin e shtatë në tabelë me 41 pikë pas 25 javësh, nga 12 fitore, pesë barazime dhe tetë humbje.

HakanSampdoria (Foto: Getty Images)

Pikë të barabarta me kuqezinjtë, por në një vend më lartë në tabelë pozicionohet Sampdoria që ka golaverazh më të mirë.

Në xhiron e ardhshme, Rossonerët janë mysafirë të Romës në Stadio Olimpico, ndërsa Sampdoria luan në shtëpi kundër Udineses. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6eysbo

https://www.dailymotion.com/video/x6eypve

telegrafi sport app