LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë periudhës 102 ditore (1 shtator – 11 dhjetor 2024), kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.


Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për subjekte politike > Certifikimi i subjekteve politike) apo në vegzën direkte: https://kqz- ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike/. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Politikë
Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Lajme
Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Kurti publikon hartën pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare: Duhet të na shërbejë për zgjedhjet lokale

Politikë
Kalo në kategori