Vazhdon i mbyllur edhe sesioni i pasdites në rastin e njohur si “400 kg kokainë”

Ka vazhduar i mbyllur edhe sesioni i pasdites i shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, rastin e njohur si “400 kg kokainë”.
Gjykatësi i rastit, Ngadhnjim Arrni tha se kjo seancë vazhdon e mbyllur për shkak se pyetjeve të shumta nga palët në procedurë për dëshmitarin që po dëgjohet në këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mbyllet për publikun sesioni i paradites në rastin e njohur si “400 kg kokainë”
Sesioni i paradites i seancës së të martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin e njohur si “400 kg kokainë” është mbyllur për publikun.
Në rastin e 400 kilogramëve kokainë të ardhur nga Brazili, po akuzohen pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe katër të tjerë: Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi i rastit, Ngadhnjim Arrni, njoftoi se për shkak të konfidencialitet të çështjes, sesioni i paradites i shqyrtimit gjyqësor, do të jetë i mbyllur për publikun.
Po ashtu, Arrni tha se për shkak se çështja është konfidenciale edhe vetë trajtimi i kërkesës është konfidenciale, andaj edhe mendimet e palëve në procedurë do të merren gjatë seancës së mbyllur për publikun. Seanca vazhdon e hapur për publikun në sesionin e pasdites.
Ndryshe, edhe në seacën e kaluar, gjykatësi Arrni ka njoftuar se seanca e radhës do të jetë e mbyllur për publikun.
Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë, të akuzuar janë pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, dhe gjashtë të tjerë, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka raportuar ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast, ku akuzohet pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, si dhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Rrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.
Bashkë me pesë të akuzuarit, në këtë rast akuzoheshin edhe Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, por pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë çështja penale ndaj tyre ishte veçuar.
Ndryshe, i akuzuari Hyzri Sheqiri pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie me Prokurorinë, është dënuar me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Kurse, i akuzuari Naim Morina pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie, është dënuar me 6 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale.
Në këtë aktakuzë, Prokuroria ka propozuar të konfiskohen 400 kilogramë kokainë, makina, armë e rreth 26 mijë eurove.









































