Këngëtarja e njohur Enca Haxhia publikoi mbrëmë (e premte), klipin e këngës "Kujt po i han", në bashkëpunim me Don Phenom.

Kënga dhe klipi u pritën mirë nga fansat, gjersa si projekt u bë mjaft i diskutuar në media.


Ishte reperi Noizy, ai i cili publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi ku shfaqeshin dy lopë, me të cilat u tha se thumboi dy artistët: Enca dhe Don Phenom.

shimpi 1 e1539451851370

Ndërkohë, edhe Enca nuk nguroi t'i kundërpërgjigjet, ndërsa vendosi të publikojë një fotografi të një majmuni, ku shkruante: “I kam mërzit pak (shumë)”.

shimpi

Një luftë e tillë në rrjetet sociale, duket se është duke vazhduar konstant , dhe po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Enca po ashtu në një video-live të publikuar në Instagram, u shfaq në veturën e sa gjatë një shëtitje në rrugët e Tiranës.

Dhe në një moment kur gjatë rrugës shfaqet posteri i reperit Noizy, këngëtarja ngrit gishti e mesit, duke dashur kështu të thotë se nuk i interesojnë mendimet e tij.

Reagimet nga fansat në rrjetet sociale kanë qenë të shumta.

Dikur dyshja bënin pjesë në të njëjtin label,dhe kishin publikuar disa këngë së bashku, ku më e suksesshma cilësohet "Bow down".

Por raportet e prishura mes tyre, duket se po ndikojnë negativisht në karrierën e njëri-tjetrit. /Telegrafi/