LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ironia në rrjetet sociale, pasi i shprehu dashurinë Rama ka një kërkesë “të veçantë” për Bashën

Vazhdon ironia në rrjetet sociale, pasi i shprehu dashurinë Rama ka një kërkesë “të veçantë” për Bashën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në distancë me drejtuesin politik të partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Lulzim Bashën.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Rama i është drejtuar me tone ironike Lulzim Bashës.

Mes batutash, Rama e quajti Bashën “zemër” dhe i kërkoi që të marrë guximin për të folur hapur kundër kryedemokratit Sali Berisha.


“Unë gjithmonë kam rënë brenda kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare, po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin.

Seriali Rama-Basha në rrjetet sociale tërheq vëmendjen e publikut në prag të zgjedhjeve të 11 majit
Lexo po ashtu Seriali Rama-Basha në rrjetet sociale tërheq vëmendjen e publikut në prag të zgjedhjeve të 11 majit

E thash që të kam zemër mor Lul, të kërkoj falje se e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, po çfarë të bëj, më foli zemra. Po plaste. Unë gjithmonë kam rënë mrena kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë.

Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin Lul. Mazallah se ja thua euroatlantikëve të vërtetën për bufin, Gaz ballakumen, etj. Vjen vërdallë si era e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë. Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as bëhej fjalë.

Rama ik Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Më 14 prill fillon

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Lajme
“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

“Shpresojmë që partitë opozitare do ta bëjnë qeverinë”, Qalaj: Bashkëpunimi me LVV-në nuk diskutohet

Politikë
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori