Në Gjykatën e Prishtinës ka vazhduar sot gjykimi ndaj të akuzuarve në lokalin “Cobra City”, në Prizren në vitin 2023.
Në këtë seancë ka dhënë versionin e ngjarjes dëshmitari i radhës, Kujtim Gashi.
Të akuzuarit në këtë rast janë: Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badallaj, të cilët janë paraqitur sot në Gjykatën e Prishtinës, më 02.04.2025.
Ndaj Dibran Hoxhës rëndon akuza për vrasjen e rëndë të viktimës V. C. Kurse, katër të akuzuarit e tjerë akuzohen për “pjesëmarrje në rrahje”, “manipulim me prova” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Dëshmitari Kujtim Gashi ka dhënë versionin e tij lidhur me natën kritike.
Në natën kritike ai tha se kishte qenë në lokalin “Cobra City” dhe se kishte qenë gjatë tërë kohës në parking, dhe se në punë kishte qenë Arben Vezaj, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku dhe Roland Susuri.
“Unë kam qenë atë natë në mirëmbajte të gjeneratorit sepse një fazë nuk ka pasur rrymë dhe u dashke çdo 40 minuta ose 1 orë me shku me marrë naftë dhe Dibrani atë natë nuk ka qenë në lokal. Para se me ndodh rasti nuk e kam pa Dibranin atë natë”, tha Kujtim Gashi.
Gjatë dëshmisë së tij Gashi tha se në lokal kishin qenë 3 persona nga Shqipëria dhe në momentin kur kishte ndodhur ngjarja ai tha se kishte qenë në parking dhe pastaj pasi që kishte ndodhur ngjarja kishte dëgjuar se kjo kishte ardhur për shkak të pagesës.
“Brenda janë përla amo unë nuk kom pa kush dhe për çfarë janë përla”, tha Gashi.
Tutje gjatë dëshmisë tha se pasi që kishin debatuar personat e Shqipërisë jashtë ata ishin mbështetur te makina e tyre dhe kishin pirë cigare.
”Në atë kohë që kanë qenë 3 persona nga Shqipëria jashtë, çfarë gjendje kanë qenë?”, ishte njëra nga pyetjet e prokurores Merita Bina- Rugova drejtuar këtij dëshmitari.
“Të dehur. Agresivë. Sa kanë qenë brenda kanë bo zhurmë por kur kanë dal jashtë e kanë dhezë një cigare dhe jon mbështet jashtë”, tha Gashi.
Dëshmitari Gashi tha se Dibranin e kishte parë pasi që kishte ndodhur ngjarja së bashku me policinë.
“Dibrani ka qenë i qetë”, tha Gashi.
Po ashtu Gashi tha së atë mbrëmje kishte dëgjuar zhurma por jo krisma të armëve dhe për sa kohë që kishte punuar në lokalin e Dibran Hoxhës ai atij nuk i kishte parë asnjëherë armë.
“Sa kam punu unë te Dibrani s`kam pa kurrë, ai nuk man revole”, tha Gashi.
Kjo çështje penale është duke u trajtuar në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës në përbërje të trupit gjykues Kujtim Krasniqi (kryetar i trupit gjykues) dhe Ngadhnjim Arrni dhe Vesel Ismaili anëtarë.
Ndërsa aktakuza është duke u përfaqësuar nga prokurorja speciale Merita Bina- Rugova.
DOSJA E PROKURORISË
Dibran Hoxha po akuzohet për vrasjen e rëndë të viktimës V. C., më 03.01.2023, në afërsi të lokalit të tij “Cobra City”, në Prizren.
Sipas Aktakuzës, vrasja ka ndodhur për motive të ulëta të demonstrimit të forcës së paskrupullt, për të gjithë ata që e kundërshtojnë atë.
Dosja thotë se deri te vrasja çoi një faturë e lartë në lokal, e cila rezultoi me rrahje mes punëtorëve të lokalit dhe viktimës e të dëmtuarve, Rutgen Tsyatkova dhe Arben Basha. Këta të fundit – sipas Dosjes – kanë hyrë në veturë për t’u larguar, por në atë kohë arrin Dibran Hoxha – Kobra, i cili ishte njoftuar për ngjarjen.
Kështu, në Dosje thuhet se vetura me viktimën ka qenë duke u nisur dhe në atë moment. Dibran Hoxha e ka hapur derën e shoferit, ku me pistoletë e ka goditur të dëmtuarin Rutgen Tsyatkova.
Më pas, Dosja thotë se i akuzuari Hoxhaj ka shtënë edhe katër herë, me ç’rast ka goditur viktimën V. C., i cili ka qenë ulur në pjesën e pasme të makinës dhe i cili rrugës për në Spital kishte ndërruar jetë.
Për këtë, Prokuroria e ngarkon me veprat penale: “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Roland Susuri dhe Burim Mazreku akuzohen për “manipulim me prova”. Po ashtu, Roland Susuri, Jetmir Badallaj dhe Arben Vezaj akuzohen për “pjesëmarrje në rrahje”. Ndërsa, Roland Susuri dhe Jetmir Badallaj po akuzohen edhe për “armëmbajtje pa leje”./Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Jemi të angazhuar për avancimin e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Gjyqtarja s’e konfirmoi akuzën ndaj Thaçit për nxitje për pengim të personave zyrtarë, Apeli ia kthen në rishqyrtim

Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, kërkohet anulimi i vendimit të paralajmëruar

Policia jep detaje të rastit tragjik në Veternik, ku një 40-vjeçar vdiq dhe një tjetër u lëndua nga shembja e dheut

Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në Nabërgjan të Pejës

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

Paralajmëron shefi i NATO-s: Një njeri po ndjek nga afër luftën në Ukrainë, ai është i interesuar se kush do të fitojë në fund

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

CNN rikthen pamjet, momenti kur dyshohet se u përdor arma sonike ndaj protestuesve në Serbi

FIFA mund të shkaktojë skandal para Botërorit 2026 - synon ta rikthejë kombëtaren e përjashtuar