LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë të vijnë ftesat nga Gjykata Speciale, edhe katër veteranë të UÇK-së do të intervistohen gjatë shtatorit

Vazhdojnë të vijnë ftesat nga Gjykata Speciale, edhe katër veteranë të UÇK-së do të intervistohen gjatë shtatorit

Gjykata Speciale po vazhdon t’u dërgojë ftesa për intervistim ish-ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Së fundmi janë intervistuar ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Maloku, dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj. Këta të dy kanë dhënë deklaratat e tyre në zyrat e prokurorit të specializuar si të ftuar si dëshmitarë në Gjykatën Speciale.


Time Kadrijaj jep detaje rreth intervistimit nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Time Kadrijaj jep detaje rreth intervistimit nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale

Deputetja Kadrijaj për Telegrafin ka konfirmuar se është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

“Sot ka ndodhur intervistimi, prokurorët kanë qenë korrekt ndaj meje. Atyre iu ka interesuar puna ime si mjeke në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në cilat zona kam qenë në kohë të luftës”, ka thënë ajo duke shtuar se ka dëshmuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

Mirëpo brenda muajit shtator edhe tre ish-luftëtarë, nëjherësh veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të intervistohen nga prokurori i specializuar, ndërsa një në muajin tetor.

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar për Telegrafin emrat e veteranëve që do të intervistohen.

“Time Kadrijaj sot e ka dhënë intervistën. Naim Maloku e ka dhënë dje intervisten dje në Slloveni. Tash do të intervistohet Safete Hadërgjonaj, Lulzim Kabashi nga Prizreni që do të udhëtoj më 24 shtator. Po ashtu është një bashkluftëtar i yni nga Dragashi që nuk ka dashur ta bëjë publik emrin e që ka ftesë nga Gjykata Speciale, do të udhëtojë me 25 shtator. Kurse ftesa e fundit është për një veteran nga Suhareka, i cili do të udhëtojë me 2 tetor, ku as ky nuk ka dashur ta publikoj emrin, por që të gjithë janë ish- ushtar të UÇK-së”, ka thënë ai.

Gucati ka thënë se ka ende ftesa të reja nga Gjykata Speciale për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Kanë ardh ende ftesa të reja për ish luftëtarët e UÇK-së, nuk e dimë sa ftesa, po ashtu as datat kur do të shkojnë nuk i dimë sepse ende nuk i kemi marrur informacionet zyrtare. Mirëpo, e dimë që ka ftesa të reja”, ka thënë ai.

Kujtojmë se deri më tani mbi 40 persona, ish-pjesëtarë të UÇK-së janë ftuar në intervistim nga Gjykata Speciale.

Në mesin e personave të intervistuar deri më tani nga Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale, qoftë në cilësinë e të dyshuarve apo të dëshmitarëve janë ish udhëheqës të lartë të UÇK-së, si Ramush Haradinaj, Bislim Zyrapi, Rrustem Mustafa-Remi, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi dhe ish-eprorë e ushtarë të tjerë të UÇK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori