LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Prishtinë

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Prishtinë

Reduktimet e furnizimit me ujë të pijshëm në Prishtinë po vazhdojnë edhe sot. Ndërkohë, përkundër investimeve që kapin shifrën miliona euro, Kompania e Ujësjellësit Prishtinë, duket se nuk ka kapacitete për pastrimin e ujit.

Kjo kompani arsyetohet se mungesa e ujit po ndodhë për shkak të turbullirave që kanë ndodhur nga reshjet e fundit.

Qytetarët në lagjen e spitalit, që një pjesë e madhe furnizohet nga Badovci, kanë sot pa ujë që nga ora 08:00 e deri tash.


Ndërsa kryeshefi i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, ditë më parë ka thënë se janë duke punuar me 40 për qind të kapacitetit, për shkak të turbullirave në liqenet akumuluese.

“Problemi zgjidhet varësisht si largohen turbullirat. Janë në fabrika duke punuar laboratorët për pastrim të ujit. Por turbullira është shumë e madhe. Liqeni i Batllavës është në gjendje shumë të turbullt. Nuk kemi pasur raste më herët që kaq shpejt me u mbush liqenet dhe reshjet e mëdha kanë krijuar shumë turbullira”, tha ai për KosovaPress.

Megjithatë, ai bëri të ditur se qytetarët do të vazhdojnë të përballen me reduktime aq sa do të ketë turbullira në liqenet akumuluese.

Duke ditur faktin se në këto dy stinë mund të kenë probleme, kompania në fjalë nuk arrin që të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori