LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e murit tek ura në veri të Mitrovicës (Video)

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e murit tek ura në veri të Mitrovicës (Video)

Kanë vazhduar edhe të dielën (sot) punimet në ndërtimin e murit përgjatë rreth-rrotullimi tek Rruga “Kollashini” pranë urës mbi lumin Ibër, në veri të Mitrovicës.

Muri që po ndërtohet në Rrugën “Kollashini” do të jetë 37.5 metra i gjatë, ndërsa lartësia e tij do të ndryshojë prej 40 në 70 cm, raporton Telegrafi.

Punimet në rreth-rrotullimin rrëzë urës, kanë nisur të premten, kurse betonimi i murit filloi të shtunën.


Punimet në këtë projekt është duke i kryer kompania “RAD”, pronar i së cilës është Radule Steviq nga Zveçani.

Ndërkaq, në muajin mars, zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dinka Zhival, u ka thënë mediave në veri se BE-ja pret të zbatohet në tërësi Marrëveshja e Brukselit në përfundimin e rrugës “Mbreti Peter”, ku do të ndërtohet zona e këmbësorëve dhe rreth-rrotullimi.

Fillojnë punimet, nesër betonohet muri në veri të Ibrit (Video)
Lexo po ashtu Fillojnë punimet, nesër betonohet muri në veri të Ibrit (Video)

Ndryshe, BE-ja ka investuar rreth  3.1 milionë euro në dy projekte, revitalizimin e urës mbi lumin Ibër si dhe projektin e komunës së veriut të Mitrovicës tek sheshi “Mbreti Peter”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori