LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se lumi i ka bartur trupat e policëve në Maqedoni

Dyshohet se lumi i ka bartur trupat e policëve në Maqedoni

(E plotësuar) Në vendin e ngjarjes në lumin Lepenc ku u zhdukën dy policë pas një aksidenti mesnatën e së shtunës ka mbërritur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Gashi tha se janë në kontakt edhe me autoritetet e Maqedonisë pasi rrjedha e lumit mund t’i ketë bartuar trupat e dy pjesëtarëve të policisë përtej kufirit.

Ndërsa, nga vendi ku po kërkohen dy policët e zhdukur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, drejtori i Policisë, Naim Rexha, ka thënë se ka mjaftueshëm persona që janë angazhuar në kërkim.


Edhe Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt,ka thënë për Telegrafin, se kërkimet kanë filluar dhe jemi në bashkëpunim së bashku me FSK-në për kërkimin e policëve.

“Sipas vëllimit të ujit të rrëmbyeshëm në Lepenc, ka gjasa që trupat të mund të janë bartur në territorin e Maqedonisë. Gjithashtu, ne jemi në kontakt me autoritetet maqedone lidhur me këtë”, tha Gashi. /Telegrafi/


Vazhdojnë kërkimet për policët e zhdukur në Lepenc, në vendin e aksidentit edhe ministri Punëve të Brendshme (Foto)

Ekipet e policisë FSK-së dhe zjarrfikësve po vazhdojnë kërkimet për dy policët që u aksidentuan mbrëmë dhe ranë në lumin Lepenc.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministrit i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, shefi i kabinetit të kryeministrit, Avni Arifi, dy kryetarët e komunave të Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, Besim Ilazi dhe Rufki Suma, raporton KP.

Këta janë dy policët që ranë me veturë në Lepenc (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë dy policët që ranë me veturë në Lepenc (Foto)

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga dy policët që mbrëmë rreth orës 21:00 ranë me veturën e tyre në këtë lumë.

Aksident i rëndë në Kaçanik: Vetura e Policisë bie nga ura në lumin Lepenc (FOTO)
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Kaçanik: Vetura e Policisë bie nga ura në lumin Lepenc (FOTO)

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi tha për Kallxo.com se edhe pas shumë orëve kërkim nuk kanë arritur t’i gjejnë zyrtarët policorë.

“Jemi duke kërkuar. Ende nuk kemi asnjë shenjë se në cilën pjesë janë. Kërkimi po vazhdon”, tha Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori