Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq.

Në një postim në Facebook thuhet se ekipet e tyre janë aktivizuar pas thirrjes nga Policia e Kosovës.


“Pas thirrjes nga Policia e Kosovës për ndihmën në gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq, ekipet tona janë aktivizuar nga dje, ku edhe është duke vazhduar kërkimi ende së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipin e zjarrfikëseve për gjetjen e qytetarit nga Leposaviqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

1 272

2 65

3 54

4 53