LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë infektimet me COVID-19, Barcelona konfirmon tri raste të reja

Vazhdojnë infektimet me COVID-19, Barcelona konfirmon tri raste të reja

Varianti Omicron i COVID-19 ka shkaktuar kërdi te skuadra e Barcelonës, pasi testimet e fundit kanë sjellë edhe tri rezultate pozitive, me Philippe Coutinho, Sergino Dest dhe Abde Ezzalzouli, duke çuar në 10 numrin e lojtarëve të infektuar me virusin.

Testet e së enjtes zbuluan se Coutinho, Dest dhe Abde ishin bartës të virusit, dhe kjo vjen një ditë pasi Ousmane Dembele , Samuel Umtiti dhe Gavi gjithashtu rezultuan pozitivë.

Katër lojtarët e tjerë në skuadrën e Barcelonës që kanë COVID-19 aktualisht janë Dani Alves, Jordi Alba, Clement Lenglet dhe Alejandro Balde.


Barcelona bëhet vatër e infektimeve, konfirmon tre lojtarë të rinj me COVID-19
Lexo po ashtu Barcelona bëhet vatër e infektimeve, konfirmon tre lojtarë të rinj me COVID-19

Prandaj, Xavi Hernandez do të jetë shumë i shkurtër në numrat e lojtarëve për ndeshjen e Barcelonës në udhëtim te Real Mallorca më 2 janar, me Sergio Busquets të pezulluar dhe lojtarë si Ansu Fati, Pedri, Memphis Depay dhe Sergi Roberto janë të gjithë të lënduar.

“Sergino Dest, Coutinho dhe Ez Abde pozitiv për COVID-19. Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të izoluar në shtëpi”.

“Klubi i ka raportuar rastet tek autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

La Liga
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori