Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Ismet Bahtijarit, i cili së fundi ka pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë.
Kjo u bë e ditur përmes një konference për media nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep.
Gjatë kësaj konference, Griep tregoi edhe për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë kësaj jave në të gjitha rastet e trajtuara nga kjo gjykatë.
Në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrimit të drejtësisë, Griep tregoi se më 24 janar, Gjykatësja e Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht një kërkesë të Mbrojtjes së Thaçit për zgjatje të afatit për ekipet e Mbrojtjes për dorëzim të mocioneve paraprake deri më 4 mars 2025.
“Sipas Rregullores i akuzuari mund të paraqesë mocione, për shembull, në lidhje me kundërshtim ndaj juridiksionit të Dhomave të Specializuara, pretendim për mangësi në aktakuzë, ose të kërkojë që një i akuzuar të gjykohet ndarazi dhe jo bashkërisht me të tjerët. Rregullorja përcakton se këto mocione paraprake duhet të dorëzohen brenda 30 ditësh pasi Prokuroria të ketë nxjerrë për Mbrojtjen të gjitha provat në të cilat mbështetet aktakuza. Afati i parë ishte më 7 shkurt 2025”, tha Griep, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në të njëjtën çështje, Griep tregoi se më 27 janar 2025 u lëshua një vendim duke treguar se emërimi i David Young si avokat i Fadil Fazliut nuk përbën konflikt interesi pasi që ai ka qenë avokat i Rexhep Selimit ku akuzohet për krime lufte e që tashmë nuk e përfaqëson juridikisht.
“Gjykatësja e Procedurës Paraprake konstatoi se nuk ka ngjashmëri sa i përket kuadrit të akuzave në dy çështjet gjyqësore dhe mori parasysh faktin që z. Jang nuk është më Mbrojtës iz. Selimi. Paneli vuri në dukje gjithashtu se z. Jang kishte marrë pëlqimin e z. Selimi dhe z. Fazliu”, tha Griep.
Zëdhënësja e DhSK-së gjithashtu përmendi faktin se në të njëjtin vendim është hedh poshtë kërkesa e mbrojtjes së Fadil Fazliut që të zgjatet afati për t’u përgjigjur në të gjitha parashtrimet me arsyetimin se është privuar nga përfaqësimi juridik. Griep tha se gjyqtarja rikujtoi se Fazliu ka qenë gjatë gjithë kohës i përfaqësuar nga avokati kujdestar.
Kurse, më 28 janar 2025, Griep tregoi se Apeli hodhi poshtë ankesën e Isni Kilajt kundër vendimit gojor të gjyqtares së procedurës paraprake të 9 dhjetorit 2024, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
“Paneli konstatoi se z. Kilaj nuk demonstroi se vlerësimi i Gjykatëses së Procedurës Paraprake nuk ishte i drejtë dhe i arsyeshëm se vazhdojnë të ekzistojnë disa rreziqe që përligjin vazhdimin e paraburgimit. Paneli i Apelit urdhëroi z. Kilaj të dorëzonte versionin e redaktuar publik të apelit të tij”, tha Griep.
Ndërsa, në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Griep tregoi se më 24 janar është hedhur poshtë një kërkesë e mbrojtjes për leje për apelim të një vendimi në të cilin trupi gjykues lejoi prokurorinë që të përdore një material që nuk ishte në listën e provave për ta marrë në pyetje një dëshmitar.
“Trupi Gjykues rikujtoi konstatimin e vet se pyetjet shtesë të Prokurorisë u bazuan në faktin se dokumenti mori një rëndësi të re pas marrjes në pyetje të dëshmitarit nga Mbrojtja. Për shkak të llojit reagues të pyetjeve shtesë, Trupi Gjykues konstatoi se pala thirrëse lejohet të përdorë dokumente që nuk janë në listën e provave materiale, me kusht që ato të jenë nxjerrë për Mbrojtjen mjaftueshëm në kohë dhe nuk ndikojnë në kryerjen e drejtë dhe të shpejtë të procesit ose rezultatin e gjykimit”, tha Griep.
Kurse, më 28 janar, ajo tha se është caktuar paneli i Apelit për të shqyrtuar një apelim të Veselit dhe Krasniqit ndaj një urdhri gojor i cili kishte të bënte me faktin se trupi Gjykues përdori transkriptin e një interviste të Prokurorisë me një person që Prokuroria kishte vendosur të mos e thërriste për të dhënë dëshmi.
“Paneli i Gjykatës së Apelit përbëhet nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen”, tha ajo.
Në anën tjetër, Griep tregoi se këtë javë në këtë rast kanë dhënë dëshmi një ish-mjek i KFOR-it gjerman në Kosovë, Helmut Schreckenbauer, një patolog ligjor, Marek Gasior, ish-anëtari i UÇK-së, Naser Krasniqi.
Në fund, Griep tha se më 28 janar, Mbrojtja e Pjetër Shalës dorëzoi Njoftimin për Apelim të Urdhrit për Zhdëmtim.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës