Live Gjykata Speciale
Përfundojnë deklaratat hyrëse – gjykimi vazhdon të martën me provat e Prokurorisë
Përditesuar 05/04/2023 08:57
Sot u mbajt vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën e Hagës. Gjatë seancës së sotme deklaratën hyrëse e dha mbrojtja e ish-kryparlamentarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Në ditën e tretë të gjykimit, avokatja Venkateswari Alagendranë mohoi të gjitha akuzat e Prokurorisë dhe tha se Krasniqi nuk është përfshirë në çështjet opreacionale ushtarake.
Sipas saj, Krasniqi nuk do të duhej të akuzohej fare nga Gjykata Speciale dhe se ZPS-ja ka dështuar në përpjekjen e saj të japë argumente për fajësinë e tij.
Ndryshe, të martën u mbajt seanca e dytë me radhë në të cilat ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit e Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre hyrëse. /Telegrafi/
Përfundon seanca gjyqësore, gjykimi vazhdon me provat e Prokurorisë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë përfunduar deklaratat hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, mbrojtësit të viktimave dhe ekipeve të mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykimi do të vazhdojë të martën më 11 prill në orën 09:00, kur ZPS-ja do të prezantojë provat me thirrjen e dëshmitarëve.
“Do të takohemi të martën më 11 prill në orën 09:00 për të filluar me prezantimin e provave nga ana e ZPS-së”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, teksa përmbylli ditën e tretë të gjykimit.
Ndryshe, e fundit që mbajti deklaratat hyrëse ishte mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Në ditën e tretë të gjykimit, avokatja Venkatesëari Alagendranë mohoi të gjitha akuzat e Prokurorisë dhe tha se Krasniqi nuk është përfshirë në çështjet opreacionale ushtarake.
Sipas saj, Krasniqi nuk do të duhej të akuzohej fare nga Gjykata Speciale dhe se ZPS ka dështuar në përpjekjen e saj të japë argumente për fajësinë e tij.
Edhe Krasniqi iu drejtua me një fjalim trupit gjykues duke thënë se “asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje e në asnjë burgosje”.
Ai gjithashtu ka deklaruar se është absurde të akuzohet për persekutimin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kur edhe vetë ka qenë pjesë e kësaj partie.
Prokuroria ka pretenduar se të akuzuarit kanë udhëhequr një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që ka shënjestruar kundërshtarët e perceptuar të UÇK-së, përfshirë edhe mbështetësit e LDK-së.
Krasniqi: Absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kam qenë pjesë e kësaj partie
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se i duket absurde që Gjykata Speciale në Hagë e akuzon për persekutimin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi siç ka thënë ai, vetë ka qenë pjesë e kësaj partie, por edhe familjarët e bashkëluftëtarët e tij.
“Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së ose si pjesë e një qëllimi të përbashkët për të sulmuar LDK-në. Unë vetë kam qenë anëtar i LDK-së, familjarët e mi ishin anëtarë të LDK-së edhe bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë po ashtu”, është shprehur Krasniqi.
Ai tutje ka thënë se vetëm një mendjeje të çoroditur mund t’i ketë lindur ideja se ai kam mundur të jetë pjesë e persekutimit të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Tërë jetën më ka shoqëruar toleranca ndaj mendimit ndryshe. Po ju përmend një shembull që nxjerr në shesh të pavërtetat e pretendimeve të një akuze të tillë. Si shumë familjarë të tjerë edhe vëllai im ka qenë pas luftës, gjatë dhe pas luftës anëtar i LDK-së. Në zgjedhjet e lira të pasluftës vajza e tij, mbesa ime, u zgjodh si anëtare të LDK-së në asamblenë e Drenasit”, ka deklaruar mes tjerash Krasniqi
Krasniqi: Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje e në asnjë burgosje
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në ditën e tretë të gjykimit ka mohuar të gjitha akuzat e Prokurorisë, ndërsa ka thënë se “nuk e kuptoj logjikën e aktakuzës ndaj meje”.
Në fjalën e tij, Krasniqi është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në asnjë vrasje, në asnjë burgosje apo në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë.
“Çdo njeri që flet të vërtetën le të thotë se unë Jakup Krasniqi asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje e në asnjë burgosje apo në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë. E kam pasur të qartë se cilat mjete duhet të përdoren për të realizuar çlirimin kombëtar në luftën kundër atyre që ushtruan gjenocid ndaj nesh”, ka deklaruar ai.
Avokatja e Krasniqit: Ai ishte zëdhënës i UÇK-së, s’është përfshirë në çështje opreacionale ushtarake
Venkateswari Alagendra, avokate e Jakup Krasniqit, në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka mohuar të gjitha akuzat e Prokurorisë.
Në fjalën e saj, avokatja tha se pas shkurtit të vitit 1999 nuk ka asnjë dëshmi se Krasniqi ishte zëvendëskomandant i UÇK-së, ashtu siç pretendon ZPS-ja.
Sipas saj, Krasniqi nuk do të duhej të akuzohej fare nga Gjykata Speciale dhe se ZPS ka dështuar në përpjekjen e saj të jap argumente për fajësinë e tij.
“Kam besim që gjatë gjithë këtij gjykimi ju do të shihni si prokuroria ka dështuar në mënyrë të dukshme në përpjekjen e saj për të provuar çështjen kundër Krasniqit, do të shikoni po ashtu se ai nuk do duhej të akuzohej fare”, deklaroi avokatja e Krasniqit.
Ajo tutje tha se klienti i saj ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, pra nuk është përfshirë në çështje operacionale ushtarake.
“Pretendimi i Prokurorisë se z. Krasniqi ishte komandant me kontroll efektiv mbi luftëtarët bie tërësisht poshtë. Ai ka qenë zëdhënës i UÇK-së dhe ne të gjithë e dimë shumë mirë se carë roli ka zëdhënësi. Ata nuk përfshihen në çështje operacionale ushtarake”, u shpreh Alagendra.
Promo
Reklamo ketu
Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Kanë investuar miliona, por mbesin amator dhe qesharak: Penalltia e shkaktuar në Arabinë Saudite bën xhiron e botës

A po rrezikon SHBA të përfshihet në një luftë tjetër – kësaj radhe në Amerikën e Jugut?

Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

“Do të doja ta shihja te Barcelona” – Suarez ia thotë në sy dëshirën e tij sulmuesit të ri të Real Madridit

Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Çfarë dihet për "kampet e vuajtjeve" që fshehin sekretin më të errët të Koresë së Veriut?