Kosova në konkurrencën e femrave ka arritur fitore të madhe ndaj Turqisë me rezultat 2-0.

Vashat tona treguan lojë të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së par të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2021”.


Fillimisht ishte Modesta Uka ajo që me një goditje të saktë brenda zonës në minutën e 33-të realizoi për t’i kaluar “Dardanet” në epërsi prej 1-0.

69724842 2235106026618110 6173993519242280960 o

Pas realizimit të golit vashat kosovare ngritën fanellën me numrin “9” të legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 39-të, qendërmbrojtësja Liridona Syla ka përfituar nga një gabim i ‘gardianes’ turke Selda Akgoz për të realizuar në portën e zbrazët për 2-0.

Në pjesën e dytë Kosova arriti ta ruajë epërsisë më lojë të fortë.

69481096 2235106496618063 5050114269958373376 o

Të besuarat e Afërdita Fazlijajt e merituan festën pas ndeshjes.

Me këto tri pikë, Kosova do të udhëtojë për në Slloveni për ndeshjen e dytë më 3 shtator. /Telegrafi/  

telegrafi sport app