LAJMI I FUNDIT:

Vasfije Krasniqi sot viziton vendin ku u dhunua seksualisht para 20 vitesh

Vasfije Krasniqi sot viziton vendin ku u dhunua seksualisht para 20 vitesh

Këtë pranverë po shënohet 20-vjetori i krimeve të luftës në Kosovë. Gjatë këtyre ditëve janë shënuar përvjetorë të shumë masakrave, vrasjeve, plagosjeve, torturave e keqtrajtimeve dhe krimeve tjera të luftës.

20-vjetorin e këtyre krimeve e kujtojnë edhe shumë të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por të cilët asnjëherë nuk u deklaruan publikisht për tmerret e përjetuara.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi Goodman, me ndihmën dhe mbështetjen e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës foli për herë të parë publikisht për përjetimin e saj gjatë luftës.


Më 14 prill 1999, Vasfije Krasniqi Goodman, në atë kohë 16-vjeçare, u rrëmbye nga një polic serb dhe u dërgua në fshatin Babimost të Komunës së Obiliqit, ku u dhunua seksualisht nga një oficer policor dhe një civil.

Në 20-vjetorin e këtij tmerri, Krasniqi ka vendosur që ta vizitojë vendin e krimit, ku përkundër përpjekjeve për të kërkuara drejtësi, dhunuesit kanë mbetur të pandëshkuar.

Sot, në ora 13:00, në një aktivitet vetëm për mediat, përfaqësuesit e QKRMT-së dhe aktivistë tjerë të të drejtave të njeriut, së bashku me Vasfije Krasniqi Goodman do të bëjnë një vizitë në vendin ku ka ndodhur krimi në fshatin Babimost ku vet Krasniqi do të ketë një fjalim rasti para të pranishmëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori