Kisha e Shenjtë “Sepulchre” në qytetin e vjetër të Jerusalemit, është vendi më i shenjtë i krishterimit. Besohet që varri në gur në zemër të kësaj kishe është vendi ku kishte qëndruar trupi i Jezu Krishtit.
Një projekt rinovues ka filluar në fillim të vitit këtu, me qëllim që të shpëtohet vendi më i shenjte i krishterimit: Varri i Jezu Krishti.
Gjatë javës së kaluar, për herën e parë ndër shekuj, disa studiues kanë larguar një pllakë të mermertë të ndërtesës rrumbullake, të njohur si Edicule, e cila gjendet në qendër të kompleksit. Ky është vendi, ku miliona pelegrin janë përulur dhe janë lutur, ku lotët dhe djersët janë derdhur mbi gurët më të fortë.
Pas disa orëve të ekzaminimit, studiuesit kanë gjetur gur gëlqeror, që besohet të jete vendi ku Jesu Krishti mund të jete varrosur.
“Jam i mahnitur. Nuk mund të themi me 100% siguri, megjithatë kemi prova të dukshme që varri nuk ka ndryshuar ndër shekuj, diçka që shkencëtarët dhe studiuesit kanë pyetur për shumë kohë”, ka deklaruar arkeologu nga National Geographic, Fredrik Hiebert, transmeton Klan Kosova.
Ata e kanë zbuluar sërish varrin në mveshjen e tij origjinale të mermertë. Debati do të vazhdoj ende, në qoftë se ky në të vërtetë është vendi i kryqëzimit, varrimit dhe ringjalljes më të famshme që ka njohur religjioni. Çfarëdo që të jetë prejardhja e këtij tregimi – i cili çoi në ndërtimin e kishës 1,600 vjet më parë – tani është i shtruar në shekuj të historisë reale.
Historiku i shkurtër i kishës
Sot, në këtë vend mbizotëron devotshmëria, mirëpo historia e njeh si të larë me gjak. Të paktën katër kishëza të krishtera janë shkatërruar në këtë vend. E para ishte shkatërruar nga Perandori Konstandin në shekullin e katërt, i cili e shndërroi vendin në një tempull pagan të ndërtuar për nder të perëndeshës Afërditë – ndoshta kjo ishte një lëvizje nga romakët, me qëllim që t’u mohojnë të krishterëve të hershëm një vend për lutje. Kisha e Shenjte Sepulchere ishte shpëtuar nga sunduesi mysliman Omar në 638; u shkatërrua sërish nga kalifi egjiptian al-Hakim në 1009, më pas ishte rindërtuar nga Kryqëzuesit të cilët kishin masakruar gjysmën e qytetit; sërish ishte mbrojtur nga sunduesi mysliman Saladin për t’u shkatërruar edhe njëherë nga Perandoria Turke (Myslimanët Sunni), të cilët janë futur në këtë kishë me kuaj dhe kanë prerë kokat e murgjve përderisa ata ishin duke u lutur.
Ndër shekuj kjo kishë përdoret si e përbashkët nga gjashtë grupe të besimtarëve të krishterë – latinët (Kisha Romake), greket ortodoks, armenianët apostolik (Papnor), etiopianët ortodoks dhe koptët egjiptian.
E kur bota përreth nuk ishte në kaos, shpesh kishte tensione në mes të besimtarëve.
Klerik të urdhrave të ndryshëm kanë pasur mospajtime nga më të ndryshmet, si ritualet, vendosja e objekteve të kishës e madje edhe për tepihun në rrugën që të çon tek Edicule.
Kësi incidente dhe mospajtime ka edhe në kohët moderne, e ajo më e fundit ishte këtë vit në mes të murgjve dhe observuesve gjatë Mrekullisë së Zjarrit të Shenjtë.
E kokëfortësia e këtyre rivalëve ka çuar në një marrëveshje unike e cila daton që nga shekulli i 12-të: Dy familjeve myslimane iu është besuar mbikëqyrja e kishës. Familja Joudeh e mban çelësin e kishës përderisa familja Nuseibeh hap dyert e kishës çdo mëngjes dhe i mbyll çdo mbrëmje.

Në një interviste për CNN, Adeeb Joudeh, i cili aktualisht mban çelësin e kishës, konsideron rolin e familjes së tij metaforë për tolerancë fetare.
“Për mua, burimi i bashkëjetesës për fenë Islame dhe atë të Krishterë, është Kisha e Shenjtë Sepulchre” ka thënë Joudeh, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, Wajeeh Nuseibeh, në vitin 2005 ka treguar rolin paqeruajtës të këtyre dy familjeve.
“Si të gjithë vëllezërit, ata kanë problem ndonjëherë – duke iu referuar sekteve të krishtera rivale – Ne iu ndihmojmë të zgjidhin mosmarrëveshjet. Ne jemi personat neutral në kishë. Ne jemi Kombet e Bashkuara. Ne ndihmojmë të ruhet paqja në këtë vend të shenjtë”, ka thënë Nuseibeh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kam frikë nga merimangat, kështu që fillova të fle në një tendë”, historia e gruas që gjeti zgjidhjen për ta përballuar fobinë

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli – në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Shumë luftojnë të ecin duke përdorur këmbët, por ky njeri po bëhet i famshëm për ngjitjen e maleve në duar

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

"Kam frikë nga merimangat, kështu që fillova të fle në një tendë", historia e gruas që gjeti zgjidhjen për ta përballuar fobinë

Banorët e një lagjeje në Angli në hall me pulëbardhat që vazhdimisht lëshojnë kocka kafshësh nga qielli - në skena të ngjashme me një film të njohur horror

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara
Ky është buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, ai u shit për 14 milionë dollarë
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë