Një fushë në zemër të Gloucestershire, është varreza më e madhe e aeroplanëve në Evropë.

Aeroporti Kemble-Cotsëold afër Cirencester, pranon që vit 50 deri në 60 aeroplanë që dalin nga përdorimi, transmeton Telegrafi.


2 17

Mark Gregory njëherit themeluesi i "Air Salvage International", është përgjegjës për çmontimin e aeroplanëve komercial që copëtohen në më shumë se 2 mijë pjesë të fluturakeve.

3 11

Kompania e tij vepron në një fushë private që dikur ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo kompani deri më sot ka pranuar rreth 730 aeroplanë komercial nga të gjitha llojet.

4 11

Ndërkaq, pjesët më të vlefshme të tyre janë motorët që kapin vlerën e 18 milionë funteve për copë.

5 10

"Sapo ua heqim motorët, vazhdojmë më çmontimin e pjesëve tjera të vlefshme", ka deklaruar Gregory.

6 8

Sipas tij për çmontimin e një fluturake të tipit Airbus A320 apo Boeing 747 nevojiten 10 deri në 15 javë.

7 6

Gregory ka pranuar se derisa kanë çmontuar një aeroplan, kanë gjetur rastësisht kokainë të fshehur në tualet që kapte vlerën e 4 milionë funteve. /Telegrafi/