Varhelyi: Djegia e dokumenteve nga opozita maqedonase në Kuvendin e Maqedonisë, kaloi çdo vijë të kuqe të limitit

“Propozimi francez është një moment kthjellues për Maqedoninë, por edhe për opozitën. Djegia e dokumenteve në sallën plenare, shtytja e njerëzve në dhunë dhe nxitja e urrejtjes nuk sjell asgjë, vetëm dëm”, ka thënë në një intervistë për “Euroaktiv” komisioneri evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi.
Varhelyi ka theksuar se BE është pro zgjerimit por ngjarjet e opozitës maqedonase kanë lënë shije të hidhur në imazhin e vendit sepse djegja, shkatërrimi i pronave dhe protestat e dhunshme, ishin tejkalim i çdo vije të kuqe të limitit.
“Ka kufij shumë të qartë për mënyrën evropiane të të bërit politikë, kufij shumë të qartë për politikën e qytetëruar dhe vlerësimi im është se shumë nga ato vija të kuqe janë kaluar nga opozita”, shtoi ai.
I pyetur nëse sheh ndonjë rrezik për frenim të mëtejshëm, Varhelyi tha se qëllimi ishte krijimi i “kritereve të qarta, të drejta dhe transparente që janë gjithashtu të menaxhueshme dhe që mund të ndryshojnë vërtet negativizmin nga të dyja palët”.
“Në Bruksel, kur filluan negociatat e Maqedonisë me BE-në, i bëra thirrje opozitës që të dëshmojë atë që ka pretenduar deri më tani, le të dilnin dhe të thoshin se mbështesin rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë.
Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin dhe shpresoj që të gjitha partitë politike, përfshirë edhe opozitën, të punojnë për të ardhmen evropiane dhe të mos fillojnë polemika dhe të nxehen emocionet. Emocione që nuk do ta çojnë vendin përpara. Emocione që nuk do të zgjidhin asgjë të rëndësishme për vendin. Prandaj ftoj opozitën të reflektoj, edhe pse pamë që në debat u anashkaluan mirësitë politike dhe vlerat europiane. Por shpresoj se me këtë vendim do ta kthejmë faqen dhe do të bëjmë atë që është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të bëhet shpejt anëtare e BE-së. Në të gjitha takimet që kam pasur me ta deri tani, ata kanë pohuar se janë të përkushtuar për të ardhmen evropiane të vendit. Epo, le ta vërtetojnë atë”, tha Varhelyi.
Kujtojmë se mesazheve për qetësi dhe demokraci të Varhelyit, gjithmonë u është kundërpërgjigjur edhe lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.
Ai ka kundërshtuar BE-në duke thënë se me Maqedoninë po luan me vlera joeuropiane, pasi sipas partisë opozitare, Maqedonisë i’u imponua që për një marrëveshje me Bullgarinë, të mohoi gjuhën, indentitetin dhe historinë e maqedonasve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit