Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka lëvduar impenjimin e Barcelonës, përkundër faktit se është ndalur nga Liga e Kampionëve.
Liderët e La Ligas dështuan të shënojnë ndaj Olympiacosit në Greqi, por Valverde ka preferuar që të tërheqë aspektet pozitive të sfidës.
“Neve na mungoi një gol. Tentuam të afrohemi edhe më shumë”.
Barcelona fail to score in a #UCL group stage match for the first time since December 2012. pic.twitter.com/8T590sPh1Q
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 31, 2017
“Por, ata bënë punë të mirë në mbrojtje dhe tentuan që të na godasin në kundërsulme”.
“Ju mund të shihni se sa njerëz fantastik ka këtu. Ne kërkuam ët sigurojmë kualifikimin, por dështuam”.
“Ishte një hap përpara, por jo ai që kemi dashur. Lojtarët janë shpenzuar mjaft shumë”, deklaroi Valverde.
Barcelona ka tri pikë në krye të Grupit D të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/