Real Madridi arriti fitore ndaj Valladolidit me rezultat 1-4 në La Liga.

Golat për Los Blancos i shënuan Raphael Varane (34'), Karim Benzema (51', 59') dhe Luka Modric (85'), ndërsa për Valladolidin shënoi Anuar Mohamed (29').


Më i miri në këtë takim ishte Benzema, francezi përveç golave regjistroi asistim te goli i fundit në ndeshje.

Karim Benzema (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Me notë të lartë u vlerësuan edhe Luka Modric, Toni Kroos, Varane dhe Nacho.

Ata që dëshpëruan paska në këtë ndeshje ishin Casemiro dhe mbrojtësi anësor Sergio Reguilion.

Te vendasit më i miri ishte Sergi Guardiola, por u paraqitën mirë edhe Modamed, Antonito e Daniele Verde, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Valladolid:

capture 20190310 233027

Real Madrid:

capture 20190310 233027 1

Në xhiron e radhës Los Blancos luajnë kundër Celta Vigos, ndërsa Valladolidi ndaj Eibarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app