Telegrafi

VALICON hap degën në Kosovë, sjell cilësi dhe profesionalizëm në hulumtimet e tregut

Kompania e njohur e hulumtimeve, VALICON tashmë i është bashkuar tregut dinamik të Kosovës.

Me seli në Slloveni dhe një prezentë të fuqishme në të gjitha kryeqytetet e Evropës Juglindore, VALICON gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në fushën e konsulencës.

Kjo kompani është e njohur për cilësinë dhe profesionalizmin e saj të jashtëzakonshëm në kryerjen e hulumtimeve të tregut dhe tani është e vendosur të shtojë vlerë në tregun e Kosovës.

Të mërkurën, drejtuesit e VALICON prezantuan shërbimet e tyre në një event të mbajtur në Prishtinë.

Lexo po ashtu VALICON - Kompania sllovene e hulumtimeve me përvojë mbi 20 vjeçare po vjen në tregun e Kosovës

Themeluesi i kompanisë, Zenel Batagejl, ndau me të pranishmit një histori të suksesit. Ai tregoi me krenari se VALICON ka mbi 60 të punësuar, pa përfshirë intervistuesit që operojnë në terren.

Zenel Batagejl

Kompania ka filluar punën në vitin 1996 dhe prej atëherë ka arritur të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme.

“Jam themelues i kompanisë e cila ka nisur punën në vitin 1996. Kjo kompani është krenaria jonë, pasi jemi pak më shumë se 60 persona, pa përfshirë intervistuesit”, u shpreh Batagejl.

Ndërsa kryeshefja ekzekutive, Ardiana Makolli, tha se emri VALICON vjen nga kombinimi ‘value’ dhe ‘icon’ që nënkupton shtim i vlerave.

Ardiana Makolli

“Dhe pikërisht ky është qëllimi i VALICON Kosova. Besoj shumë që në të ardhmen kemi çka me i ofru për tregut të Kosovës”, theksoi Makolli.

Përfundimisht, VALICON është e vendosur të rrisë ndikimin e saj në tregun e Kosovës duke ofruar shërbime të kualifikuara dhe inovative.

Me përvojën dhe ekspertizën e saj të theksuar në cilësi dhe profesionalizëm, kompania është gati të ndihmojë bizneset dhe organizatat në Kosovë të arrijnë suksesin e dëshiruar dhe të bëhen liderë në tregun e tyre.