LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e AstraZeneca s’është mjaft efektive për personat mbi 65-vjeç?

Vaksina e AstraZeneca s’është mjaft efektive për personat mbi 65-vjeç?

Vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca nuk është tepër efektive për njerëzit mbi moshën 65-vjeç, raportuan sot gazetat gjermane Bild dhe Handelschblatt, duke cituar burime pranë koalicionit qeverisës të Gjermanisë

Kjo mund të sjellë në pikëpyetje programet e vaksinimit masiv, raporton Reuters.

Zyrtarët gjermanë kanë frikë se vaksina e ndërmarrjes farmaceutike britanike nuk do të miratohet nga organi rregullator evropian për njerëzit mbi moshën 65-vjeç, shtoi Bild në edicionin online.


Reuters arrin në përfundimin se kjo është një tjetër goditje e mundshme për AstraZeneca, e cila zhvilloi vaksinën me Universitetin e Oksfordit.

Kompania i kishte thënë më parë Bashkimit Evropian se nuk do të ishte në gjendje të siguronte sasitë e rëna dakord të vaksinave deri në fund të marsit. /kp

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori