Tronditja në zërin e saj është e thellë. Gati asfiksuese. Aq sa emocionet e mbysin herë pas here telefonatën me Nicën e largët.
Aty ku shqiptarja Alma Rama por edhe shumë të tjerë që kishin dalë të shikonin fishekzjerret e Ditës Kombëtare të Francës, përjetuan një nga masakrat më të përbindshme njerëzore.
Atë që s’do ta priste askush: një kamion frigorifer që ecën për gati 2 km përgjatë lungomares, dhe lë me vetëdije 87 të vdekur dhe shumë të tjerë që janë ende në luftë me vdekjen.
Atë moment që Alma do ta sillte nëpërmjet një video tronditëse, që shpejt u bë virale në rrjetet sociale. Ku vajza vetëm pak sekonda pas konsumimit të tragjedisë, kërkonte me dëshpërim motrat dhe nënën e saj.
Por që sidoqoftë nuk e ka penguar të rifillojë sot jetën aty ku e la. Të hapë dyqanin ku punon si edhe të flasë ekskluzivisht për Opinion.al për atë çka ngjau mbrëmë në lungomaren e Nicës….
Alma përshëndetje. Ky është një moment tejet tronditës për ty dhe për të gjitha ata që u gjendën protagonistë të një masakre të tillë. Fillimisht si u gjendët në vendngjarje?
Ishim duke parë festën e fishekzjarrëve që i paraprin Festës Kombëtare. 10 minuta para se të mbaronte mua mu bllokua telefoni. Mu duk diçka e çuditshme. Motra ndërkohë po xhironte dhe ne po i drejtoheshim qendrës, kjo pasi unë jetoj afër detit. Dua të saktësoj që motra e vogël dhe mami kanë ardhur me pushime, ndërsa unë dhe motra ime e madhe jetojmë në Nicë. Në momentin që po i drejtoheshim qendrës, po i thosha motrës të hamë diçka. Dhe u drejtuam te kazinoja e famshme. Ku kishte edhe një koncert. Nuk ishte ndonjë muzike e bukur. Dhe i thamë mamit që të kalonim në anën tjetër. Në këtë moment motra ime e pa kamionin dhe e xhiroi sepse ju duk e çuditshme. E xhiroi kamionin sepse ndërkohë po xhironte koncertin. Në këtë moment kuptuam që diçka nuk po shkonte….
Dhe çfarë ndodhi më tej…
Dëgjuam thirrjet Allahu Ekber Allahu Ekber. Mami ndërkohë pa njerëzit e shtrirë në tokë. Ishte një masakër e vërtetë. Kamioni na erdhi nga krahu tjetër i lungomares pasi ndryshe edhe ne mund ta kishim pësuar. Menjëherë kemi vrapuar dhe aty kemi humbur njëra-tjetrën. U futëm në kazino me mendimin për t’u fshehur në parking. Pastaj policia na hapi portën e madhe të hekurit, ku kemi shkuar në shtëpi.
Nuk e di. Ai moment kur nuk pashë motrën me vete ka qenë i frikshëm. Deri në momentin kur u bëmë të katërta bashkë në shtëpi nuk u besoja syve.
Po ju them që kam ecur gjithë kohës me mendimin që po eci kot, po vdes. Kur ishim të katërta nuk më besohej.. Pastaj filluam të merrnim shoqërinë, njëri-tjetrin ku ishin.
Më pas më mori në telefon pronari. Ai kishte xhiruar gjithçka nga ballkoni i tij.
Alma ju e njihni zonën. Më thatë që kini katër vite që jetoni dhe punoni në Nicë. Si është e mundur që një kamion i tillë të futet deri në brendësi të lungomares dhe të ecë gjatë pa u pikasur nga forcat e policisë….?
Nuk arrij ta kuptoj se si mundet një kamion i tillë të futet në lungomare. Sepse deri në vendin ku ka ndodhur masakra ka ecur 2 kilometra. Unë në fillim kam kujtuar se ishin të pirë. Kurse policia po e ndiqte… Ishte e çuditshme, ndërkohë që në Promenade nuk lejohen të lëvizin makina dhe jo më të ecin kaq gjatë
Si është dita sot në lungomaren e Nicës?
Sot të gjitha shërbimet që janë në vijën e parë të lungomares apo Promenades janë te gjitha te mbyllura. Janë të hapur vetë supermarketet në krahun tjetër të Lungomares…Ndërkohë që ka akoma trupa përgjatë lungomares të cilët janë mbajtur aty mesa duket për ekzaminim nga policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite