LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Xhemajl Mustafës, kryeministrit: Distancohu nga deklarata e përfaqësuesit të OVLUÇK-së

Vajza e Xhemajl Mustafës, kryeministrit: Distancohu nga deklarata e përfaqësuesit të OVLUÇK-së

Beriana Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, i ka bërë  një apel publik kryeministrit Ramush Haradinaj që të distancohet nga deklarata e përfaqësuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili një ditë më parë në debatin televiziv “Debat D Plus” në RTv Dukagjini ka thënë “punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK-së”.

Mustafa theksoi  se nëse OVL e UCK nuk e shkarkon prej pozite Nasimin, atëherë kjo nënkupton qe edhe ata janë në mendim të njëjtë me të.

Haradinaj i OVL-UÇK: Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK-së (Video)
Lexo po ashtu Haradinaj i OVL-UÇK: Punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK-së (Video)

Lexoni të plotë reagimin e Beriana Mustafës:


“Kryeministër Ramush Haradinaj, po të drejtohem si ish komandante i UCK, nëse nuk distancohesh publikisht nga fjalët e Nasim Haradinajt (që mund ta kesh edhe familjar), atëherë po e marrë që je në vijë me të. Nëse OVL e UCK nuk e shkarkon prej pozite Nasimin, atëherë kjo nënkupton që edhe ata janë në mendim të njëjtë me të. Mos harroni që në mesin e të vrave me motive politike të veprimtarëve të LDK, disa prej tyre kanë qenë pjesë e UÇK”, shkruan Beriana Mustafa.

Ndryshe, Xhemajl Mustafa, njëri nga bashkëpunëtorët më të afër të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova është vrarë më 23 nëntor në vitin 2000. Ai ishte vra gjersa po kthehej nga puna, në orët e pasdites, në shkallët e ndërtesës ku banonte në qendër të Prishtinës.

Vrasësit e Mustafës nuk janë gjetur asnjëherë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori