LAJMI I FUNDIT:

Vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm në ‘Rastin e Kumanovës’: Qeveria e Kosovës nuk bëri asgjë për djemtë e saj

Vajza e të dënuarit me burgim të përjetshëm në ‘Rastin e Kumanovës’: Qeveria e Kosovës nuk bëri asgjë për djemtë e saj

Melisa Zekaj, vajza e Valdet Zekajt, i cili sot nga gjykata e Shkupit u dënua me burgim të përjetshëm për pjesëmarrjen në ngjarjet e majit 2015 në Kumanovë, tha se janë të shqetësuar me padrejtësinë që, sipas saj, iu bë edhe një herë shqiptarëve.

Ajo aludonte në dënimin me 746 vjet burgim të anëtarëve të Grupit të Kumanovës, ku bën pjesë edhe babai i saj.

“Jemi shumë të shqetësuar me këtë padrejtësi që edhe njëherë iu bë shqiptarëve. Kemi pritur që kanë me marrë një hap të rëndësishëm si Qeveria maqedonase si dhe ato shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri”, tha Melisa, e cila ishte pjesë e grupit të qytetarëve që sonte protestoi në Pejë.


Gjatë kësaj proteste u dogj e përdhos flamuri i Maqedonisë.

Melisa Zekaj kritikoi dy qeveritë e Kosovës, atë të kaluarën dhe këtë aktualen, të cilat sipas saj nuk kanë bërë asgjë për djemtë e Kosovës të burgosur në Maqedoni.

“Bile kjo e fundit kemi pritur shumë më shumë, se e dimë që është krahu i luftës, edhe e dimë kush i ka çuar në atë pozitë ku janë. Qytetarët i kanë votuar ata me shpresën që kanë me bërë diçka për luftëtarët, për të gjithë ata që kanë luftuar për këtë vend dhe idealin, por në fakt kryeministri u pa që nuk dha asnjë deklaratë për Rastin e Kumanovës”, tha Melisa Zekaj gjatë protestës së sontme.

Shtatë prej të akuzuarve janë dënuar me burgim të përjetshëm e 13 me nga 40 vjet burgim.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia

Rashiq: Gjysmën e votave Lista Serbe i ka të importuara nga Serbia

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta

KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta

Lajme
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori