LAJMI I FUNDIT:

Vajza e John F Kennedy emërohet ambasadore e SHBA-së në Australi

Vajza e John F Kennedy emërohet ambasadore e SHBA-së në Australi

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka emëruar vajzën e John F Kennedy, Caroline Kennedy në pozitën e ambasadores së SHBA-së në Australi.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Kennedy, 63-vjeçare, është anëtare e një prej familjeve më të famshme politike të Amerikës.

Në një deklaratë, ajo e quajti Australinë “një vend që është po aq jetik për sigurinë dhe prosperitetin tonë të ardhshëm”.


“Mezi pres të bashkëpunoj me qeverinë e Australisë për të forcuar aleancën tonë, për të përmirësuar shëndetin global dhe për të rritur aksesin e vaksinave gjatë kësaj pandemie të tmerrshme dhe për të adresuar krizën urgjente të klimës. Jam e emocionuar të njoh popullin australian, të mësoj për vendin e tyre magjepsës dhe të ndaj me ta atë që më pëlqen më shumë për Amerikën.”

Kennedy ka qenë më pare ambasadore e SHBA-së në Japoni në administratën e Barack Obamës, nga viti 2013 deri në vitin 2017. Ajo ishte ambasadorja e parë femër e SHBA-së në Japoni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori