LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi i jogës për fytyrë fshin gropat dhe rrudhat rreth syve: Këtë secila femër duhet ta provojë – është shumë e thjeshtë

Ushtrimi i jogës për fytyrë fshin gropat dhe rrudhat rreth syve: Këtë secila femër duhet ta provojë – është shumë e thjeshtë

Gropat në fytyrë na bëjnë që të dukemi më të moshuar, më të lodhur dhe të pashëndetshëm, ndërkaq preparatet e shtrenjta kozmetike kundër gropave të syve nuk japin shpesh rezultate të dëshiruara

Në vend që të përdorni kremin e ri apo t’i fshihni gropat e syve me shtresa grimi provoni jogën e thjeshtë të ushtrimeve për fytyrë, transmeton Telegrafi.


Joga e fytyrës është metodë e shkëlqyeshme për fshirje të shenjave të plakjes dhe heqjen e të metave të caktuara nga fytyra, mirëpo është treguar edhe shumë e dobishme kur është fjala për luftën kundër gropave të syve.

Po ju paraqesim ushtrimin efektiv të jogës efektive për fshirjen e gropave të syve dhe neutralizimin e rrudhave në pjesën e syve.

Ushtrimin bëjeni ashtu siç është treguar në videoxhirim, mirëpo përpiquni që gjatë ushtrimeve të mos e “rrudhni” lëkurën në ballë.

Gjithashtu, nëse ndieni që lëkura ju është e thatë, hidratojeni para se të filloni me ushtrimi e jogës për fytyrë.

/Telegrafi/