Me ushtrimet e teknikës së frymëmarrjes filloni shumë më herët para lindjes, ato do t’ju bëhen të natyrshme dhe do të dini si t’i aplikoni kur të fillojnë dhembjet e lindjes
Frymëmarrja ritmike kur keni dhembje të lindjes dhe gjatë lindjes do të shtojë qarkullimin e oksigjeni për ju dhe beben.
Do të jeni krenare me vetveten, kur të shihni se si jeni përballur me lindjen.
Kur të mësoni se çka ju ndodh kur humbni kontrollin ndaj frymëmarrjes mund t’ju ndihmojë që të kuptoni përse janë të mira për lindje këto ushtrime.
P.sh., kur jeni e frikësuar apo e tendosur frymëmarrja bëhet e cekët dhe e shpejtë, supet ju janë të nxjerra përpara, veshët, qafa dhe supet janë të tendosura, transmeton Telegrafi.
Nëse ju kaplon paniku, filloni të merrni shpejt frymë. Në gjendjen e tillë ulet sasia e oksigjenit, e nevojshme për ju dhe për beben tuaj, ndërkaq ju filloni të ndiheni sikur jeni jashtë kontrolli dhe do të humbni forcën.
Frymëmarrja ritmike do t’ju ndihmojë shumë në lehtësimin e lindjes.
Teknika frymëmarrjeje për dhimbjet
Mbyllni sytë për një moment dhe përqendrohuni tek frymëmarrja juaj. Shikoni sa ritmike është ajo. Mbushuni me frymë e bëni një pushim të shkurtër, para se të nxirrni frymën jashtë.
Frymënxjerrja duhet të zgjasë gati tre herë më shumë dhe të jetë e thellë si frymëmarrje – deri sa mushkëritë të jenë “bosh”. Kjo arrihet më mirë nëse nxirret fryma duke nxjerrë tinguj, p.sh. nëse artikulohet një A me zë të thellë. Para se të mbusheni përsëri me frymë, bëni përsëri një pushim të shkurtër.
Gjatë dhimbjeve është e rëndësishme që frymëmarrja të qëndrojë e njëtrajtshme. Duhet të përpiqeni të shmangni që frymëmarrja gjatë dhimbjeve shumë të forta të bëhet sipërfaqësore, jo e thellë. Përpiquni të merrni frymë me hundë e ta nxirrni me gojë. Goja duhet të qëndrojë e lirë dhe e qetë ndërsa nxirrni frymën. Gjatë dhimbjeve pini pak ujë që të mos thahet goja.
Nuk është dhe aq e thjeshtë të merret frymë rregullisht dhe gjatë frymënxjerrjes të qetësohesh, kur ndihen dhimbje të forta, kur je e lodhur dhe ke ndjesinë se dhimbjet zgjatën përjetësisht.
Në fazën e dytë të dhimbjeve (faza e lindjes) është momenti për të sjellë fëmijën në jetë. Do të ishte më mirë nëse merrni frymë thellë menjëherë sa fillojnë dhimbjet dhe gjatë shtytjes, të nxirrni frymën ngadalë me një ffffff: kjo lehtëson.
Në këtë mënyrë lehtësoni edhe fytin dhe mbani një ritëm të shëndetshëm të frymëmarrjes, që nga ana e vet e bën më efektive shtytjen.
Nuk është ide e mirë që të mbani frymën dhe të shtyni sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu i hiqni oksigjenin si vetes ashtu edhe bebit si dhe lodheni më shpejt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Dhimbja e gjinjve – çfarë duhet të dini

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës