LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ndërhyn në Lezhë, Fushë-Krujë dhe në Tiranë

Ushtria ndërhyn në Lezhë, Fushë-Krujë dhe në Tiranë

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile, por dhe të vetë banorëve.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakuim banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë, ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.


Dy grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmërisë së lartë janë në Fushë-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyre. Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtrati të lumit Zezë dhe në Borizanë. Një situatë e vështirë është edhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori