Ushtria izraelite publikon disa pamje - thotë se tregojnë tanket e saj në Gaza

Ushtria izraelite ka publikuar një video që thotë se tregon forcat e saj tokësore në Gaza.
Por këtë pretendim, BBC thotë se nuk e ka verifikuar ende, përcjell Telegrafi.
Pamjet, më poshtë, tregojnë dhjetëra tanke dhe automjete të tjera izraelite.
BB thotë se po punon për të verifikuar videon - më e rëndësishmja, ku është xhiruar dhe nëse këto automjete kanë kaluar nga Izraeli në Gaza.
Pak më herët sot, zëdhënësi ushtarak i Izraelit tha se forcat e tij ishin "ende në terren", pa dhënë më shumë detaje.
Ndërkohë, natën e kaluar, Izraeli tha se forcat e tij tokësore po "zgjeronin operacionet". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































