Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Izraelit ka kryer sulme ajrore nëpër Siri, duke shënjestruar bazat ushtarake.

Dy burime siriane nga fusha e sigurisë i thanë Reuters dhe dhjetëra helikopterë dhe aeroplanë luftarakë, kanë shkatërruar infrastrukturën e bazave ushtarake, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për bazën Qamishli në verilindje të Sirisë, Shinshar në Homs dhe aeroportin Aqrba në jugperëndim të kryeqytetit sirian Damask.

Korrespondenti i Sky News tha se shpërthimi ka ndodhur rreth 6 kilometra larg vendit ku ai po qëndron, ku sipas tij gjendej baza e regjimit të Assadit.

“Shihet qartë se shumë municion është hedhur në erë, mendoj se aty gjendeshin raketa iraniane”, shtoi korrespondenti i Sky News. /Telegrafi/