LAJMI I FUNDIT:

Ushtarja kanadeze që ndihmoi fëmijët kthehet pas 20 vitesh në Drenas

Ushtarja kanadeze që ndihmoi fëmijët kthehet pas 20 vitesh në Drenas

Sot në Aeroportin e Prishtinës organizohet mikpritje për veteranen e ushtrisë kanadeze Sophie Levesque Boisvert, ushtarja e cila nëpërmjet trupave të NATO-së u kujdes edhe për fëmijët e Drenasit.

Sophie Levesque Boisvert është një ish-ushtare kanadeze e cila nëpërmjet KFOR-it ka shërbyer në Kosovë, më saktësisht në Drenas, në vitet ’99. Në atë kohë, përveç ushtare, ajo vullnetarisht është kujdesur edhe për fëmijët, nga lodrat e vizatimet e deri tek ofrimi i kujdesit mjekësor.

Në qershor të vitit 2018 nëpërmjet fotografive i kërkoi 21 fëmijë për të cilët ishte kujdesur më shumë. Fatmirësisht, përbrenda 72 orëve të gjithë ata persona u identifikuan.


Kjo ushtare, pas më shumë se 20 vitesh vjen në Kosovë, për t’i takuar ata fëmijë por edhe për ta vizituar vendin të cilin e ndihmoi.

Me këtë rast organizata jo-qeveritare Qendra Rinisë Drenas, në bashkëpunim me grupin e fëmijëve kanë organizuar një pritje në Aeroportin e Prishtinës, për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin e saj dhe sakrificat që i ka bërë gjatë kohës së shërbimit të saj në Kosovë.

Pritja do të organizohet në daljen e rregullt të udhëtarëve, ku do t’i dhurohen lule nga vajza e njërës prej personave për të cilët është kujdesur. Po ashtu, në shenjë simbolike do t’i dhurohet flamuri i Kosovës dhe mirënjohje. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori