LAJMI I FUNDIT:

Ushtaraku britanik vlerëson se lëvizjet ruse pasqyrojnë një “dritë” për një zgjidhje të mundshme të negociuar midis dy vendeve

Ushtaraku britanik vlerëson se lëvizjet ruse pasqyrojnë një “dritë” për një zgjidhje të mundshme të negociuar midis dy vendeve

Zëvendës-marshalli i forcave ajrore britanike Sean Bell, i cili ka analizuar agresionin rus në Ukrainë për Sky News, thotë se ngecja e përkohshme në përparimet e Kremlinit është për shkak të rifurnizimit të trupave ushtarake me armë dhe materiale nga Rusia dhe në fakt mund të jenë forca të armatosura që përgatiten për “shtytjen e radhës”.

Megjithatë, ai vazhdoi të shpjegoi se lëvizjet ruse pasqyruan një “dritë” për një zgjidhje të mundshme të negociuar midis të dy vendeve, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet të shikojmë se ku janë prioritetet. Shumica e luftërave… nuk fitohen nga njeriu i fundit ‘në këmbë’”, tha ai.


“Mendoj se po shohim një dritëz në momentin e potencialit për një zgjidhje të negociuar, por sigurisht që të dyja palët do të duan të jenë sa më të forta për këtë”.

“Putini padyshim do të dëshirojë të marrë sa më shumë terren që të mundet përpara se të negociohet, kështu që ai të ketë pozicionin më të fortë të mundshëm për të negociuar çdo armëpushim”, ka vlerësuar tutje ai.

Zëvendësmarshalli shpjegoi gjithashtu se lëvizja e trupave ruse në jug të Ukrainës mund të jetë për shkak të vizionit të Putinit për të marrë tokën që më parë i përkiste perandorisë ruse.

Nga pikëpamja taktike, lëvizja në jug mund të lejojë gjithashtu liderin rus të krijojë një urë tokësore që lidh të dy vendet – një lëvizje që do të ndihmonte me rifurnizimin e trupave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori