Ushqimi pikant është i shëndetshëm, por nëse vuani nga këto sëmundje mund të jetë i rrezikshëm

Qe kush nuk duhet të hajë këto ushqime!
Ushqimet pikante kanë shumë përfitime shëndetësore, por nuk ndikojnë njësoj te të gjithë njerëzit.
Ushqimi pikant është shpesh objekt polemikash në shoqëri. Ndërsa disa thonë se është shumë i dëmshëm për shëndetin, adhuruesit e ushqimit pikant e mbrojnë me forcë atë.
Ushqimet pikante shkaktojnë reaksione në organizëm dhe se çfarë do të jenë ato varet nga gjendja e përgjithshme shëndetësore e individit, transmeton Telegrafi.
Nëse keni qenë të shqetësuar nëse ushqimi pikant që krijon ndjesi djegieje në fyt dhe në gojë është i dëmshëm për shëndetin, përgjigjja është jo, por jo gjithçka është kaq e thjeshtë.
Ushqimet pikante janë të shëndetshme, por vetëm nëse edhe trupi është i shëndetshëm. Më saktësisht, nëse nuk janë të pranishme gjendjet në të cilat shfaqen efekte anësore.
Kjo do të thotë se ushqimet pikante nuk duhet të konsumohen nga personat që vuajnë nga depresioni, tretja e vështirësuar, sindroma e zorrës së irrituar, sëmundja e Crohnit, urthi dhe hemorroidet.
Përfitimet e ushqimeve pikante
Sa i përket anëve të mira të kapsaicinës, përbërësit aktiv që i bën specat dhe barishtet e caktuara që i përdorim si erëza të nxehta, ato janë gjithashtu të pranishme. Kapsaicina përshpejton qarkullimin e gjakut dhe zgjeron enët e gjakut, gjë që parandalon formimin e mpiksjes së gjakut.
Kur jeni të ftohur, kjo substancë mund t’ju ndihmojë të merrni frymë dhe të ndiheni më mirë për momentin për shkak të qarkullimit të përshpejtuar, si dhe është e mirë edhe për zemrën.
Përveç kësaj, studimet tregojnë se kur hani ushqime pikante, temperatura e trupit tuaj rritet, e cila nga ana tjetër stimulon metabolizmin tuaj dhe rrit djegien e yndyrës deri në 16%. Si rezultat, trupi juaj djeg kalori më shpejt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës