Ushqimet që i shërbejnë shëndetit të mushkërive

Mushkëritë janë pre e shumë substancave kimike, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme. Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre. Kjo substancë futet në gjak dhe zgjat nga gjashtë deri në tetë orë.
Largimi i saj i plotë nga trupi kërkon dy deri në tre ditë. Nikotina shkakton varësi, por ka disa ushqime që ndihmojnë në pastrimin e organizmit. Më poshtë do të gjeni një listë ushqimesh të rëndësishme për largimin e nikotinës toksike nga sistemi. Konsumimi i rregullit i tyre e pastron organizmin tërësisht nga nikotina.
Lëngu i karotës
Një cigare e vetme e mbush trupin me nikotinë. Lëkura humbet shkëlqimin dhe gjallërinë. Lëngu i karotës është i mirë për lëkurën dhe është një burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B. Ky lëng ushqen lëkurën dhe largon nikotinën.

Lëngu i qitros
Nëse pini një litër me lëng qitro në ditë do të pastroni organizmin nga nikotina. Ky lëng përmirëson ritmin e veshkave në eliminimin e nikotinës nga trupi, transmeton AgroWeb.
Brokoli
Brokoli është një perime e pasur me vitaminë C dhe B5. Duhanpirja e tepërt ul nivelin e vitaminës C dhe konsumimi i brokolit i rrit këto nivele. Kjo vitaminë zbut nivelet e toksinave dhe ju jep energji.
Shega dhe frutat e pyllit
Shega është një frut i kuq dhe plot lëng që ushqen gjakun. Ajo pastron organizmin dhe ju ndihmon të hiqni dorë nga duhani. Frutat e pyllit janë një burim i mirë vitaminash dhe ju ndihmojnë të largoni nikotinën toksike nga sistemi. Acidi që gjendet tek frutat e pyllit ndihmon në eliminimin e toksinave më shpejt se zakonisht, por edhe në zbutjen e simptomave që shfaqen kur hiqni dorë nga duhani.
Xhenxhefili
Xhenxhefili ka shumë vlera të shëndetshme. Ai heq dëshirën për të pirë duhan, ndihmon në rënien në peshë dhe largon toksinat nga gjaku. Xhenxhefili është një nga më të mirët kundër nikotinës.
Portokalli
Ky agrum është i pasur me vitaminë C, nivelet e së cilës bien ndjeshëm nga nikotina. Konsumimi i portokalleve çdo ditë ndihmon në ngritjen e niveleve të vitaminës C, në largimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit. Së bashku me këto ushqime, pini shumë ujë që të hidratoheni sepse duhanpirja e dehidraton trupin. Uji është një nga mënyrat më të thjeshta për të larguar nikotinën. Përpiquni të mbroni trupin tuaj dhe ushqehuni siç duhet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harrojeni lodhjen, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë të keni më shumë energji

Si të kapërcejmë lodhjen pranverore për shkak të ndjenjave të rraskapitjes dhe humbjes së motivimit?

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'