Ushkovski mund të dënohet me burg për rritjen e rrogave të gjykatësve përpara zgjedhjeve
Rritja e rrogave përpara zgjedhjeve për gjykatësit, prokurorët dhe shërbimin profesional të Prokurorisë është vepër penale për të cilën është e paraparë dënim me burg nga më së paku 5 vet për atë që e a kryer veprën. Sipas Kodit Penal, me të njëjtin dënim mund të përballet edhe ai që e ka mundësuar kryerjen e kësaj vepre përpara zgjedhjeve, shkruan SDK.
Kryetari i Këshillit të Gjykatës Branko Ushkovski, pak përpara se t’i mbarojë mandati gjashtëvjeçar dhe ta lëshojë funksionin më 18 prill, ka propozuar që t’u rritet rrogat gjykatësve për 35%, transmeton Portalb.
Në këtë kërkesë ai kërkon që krerët e gjykatave kjo rritje të vlejë në mënyrë retroaktive edhe për marsin e vitit 2016. Ushkovski thirren në ndryshimet e ligjit për rrogat e gjykatësve i cili ka hir në fuqi më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkaq Kuvendi e ka votuar vetëm një ditë përpara.
Përndryshe, gjykatësve dhe prokurorëve në Maqedoni, para zgjedhjeve u janë rritur rrogat për 35%. Kështu që rroga mesatare e gjykatësve është mbi 1.000 euro, ndërkaq tani do të arrijë deri, rreth 1.400 euro. Pak më e ulët do të jetë rroga mesatare e prokurorëve.
Rritjen e rrogave të gjykatësve që duhet ta gjykojnë kriminalitetin e pushtetit dhe në përgjithësi të shtetit, gjykatësve administrativ të cilët duhet të vendosin për parregullsitë zgjedhore, por edhe të gjykatësve civil që gjykojnë për shpifje dhe fyerje, e ka nënshkruar kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski. Atij mandati gjashtëvjeçar në Këshill i mbaron nesër.
Vendimin e ka nënshkruar përpara disa ditëve. Vendimi për rritjen e rrogave të atyre që duhet t’i ndjekin veprat kriminale dhe organizimin kriminal në Maqedoni, pra për rritjen e rrogave të prokurorëve, e ka nënshkruar prokurori publik Marko Zvërlevski. Prokurorët tanimë kanë marrë rroga të rritura. Rritje të rrogave kanë edhe prokurorët administrativ.
Nga Këshilli i Prokurorëve e kanë konfirmuar informatën për rritjen e rrogave në Prokurori. Dhe kanë thënë që çështja e parave nuk është nën kompetencat e tyre. Për dallim nga prokurorët dhe kolegët e tyre gjykatës, punëtorët administrativ në gjykatë kanë bërë disa ditë protesta për t’ua rritur rrogat, megjithatë nuk është bërë një gjë e tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025