Rep-artisti me nga Ferizaj, Getinjo, ditën e sotme (e shtunë) feston ditëlindjen e tij të 29-të.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, në të cilin ka theksuar se deri më tani ka jetuar pa rregulla, ndërsa tash e tutje gjithçka do të ndryshojë.


Në po të njëjtin postim, artistë të njohur të estradës shqiptare kanë uruar reperin, në ditën më të veçantë të tij.

Ajo çka mori vëmendjen e publikut të gjerë, është urimi i vëllait të tij, Mozzik, i cili ka zgjedhur fjalë të ëmbla për të.

“Urime ditëlindjen mbreti im”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

mozzik 103161310 723047401801386 1152115769405906194 n (Foto: Instastory)

Ndërkaq, Mozzik dhe Getinjo janë vëllezërit me arritje më të mëdha në industrinë muzikore, të cilët janë duke korrur sukses të këtë fushë. /Telegrafi/