Me urdhrin e Mourinhos transferimi i tij i parë tek Fenerbahce vjen nga Liga Premier

Jose Mourinho dëshiron ta bëjë mesfushorin e Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg transferimin e tij të parë tek Fenerbahce, teksa portugezi po synon ribashkimin me mesfushorin danez në Turqi.
Moruinho mund t’i dhurojë Hojbjergut një “rrugë shpëtimi” nga Tottenhami dhe një mundësi për të luajtur nga minuta e parë.
Sipas gazetës turke Sabah, trajneri i ri i Fenerbahces e sheh ish-mesfushroin e tij si një lojtar kyç për transformimin e Fenerbahces.
Me ardhjen e Hojbjerg i cili do të luante përkrah Fred, Mourinho mund të formojë një dyshe të lojtarëve që i ka drejtuar më herët në Ligën Premier.
Tek Tottenhami dhe nën urdhrat e teknikut portugez, Hojbjerg u bë lider dhe shtyllë e mesfushës. Që prej largimit të Mourinhos, Hojbjerg gradualisht e kishte humbur vendin e tij në formacion, pasi Ange Postecoglou preferoi para tij emra si Pape Matar Sarr, Yves Bissouma dhe Oliver Skipp.
Mourinhos do t’i ngarkohet detyra për ta rikthyer Fenerbahcen në krye të futbollit turk, por rivalët e tyre gjithashtu kanë emëruar një lojtar të ri.
Besiktas e ka emëruar në postin e trajnerit ish-lojtarin e Barcelonës, Giovanni van Bronckhorst para fillimit të seoznit të ri, ndërsa Okan Buruk do të mbetet në krye të kampionit Galatasaray.
Fenerbahce dhe Tottenhami së shpejti pritet që të futen në negociata për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje për transferimit e danezit në Stamboll.
Mourinho dëshiron ta rivitalizojë një ekip i cili grumbulloi 99 pikë, por prapë se prapë nuk arriti që të shpallet kampion i Superligës së Turqisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje – klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren