LAJMI I FUNDIT:

Ura e vjetër e Babrroit në Tiranë do të prishet sot me eksploziv, IKMT njofton qytetarët

Ura e vjetër e Babrroit në Tiranë do të prishet sot me eksploziv, IKMT njofton qytetarët

Në kuadër të realizimit të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë dhe ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios ka planifikuar ditën e premte, datë 13 dhetor ora 14:00, demolimin e urës ekzistuese (ura e Babrroit) e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar.

Gjatë procesit të demolimit, do të ketë masa strikte sigurie dhe do të ndalohen kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, njofton IKMT.

Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës njoftojmë të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se, për arsye sigurie, do të ndërpritet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.


“Gjatë kësaj periudhe, do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative. I gjithë ky proces është i nevojshëm për të siguruar një infrastrukturë të re dhe më të qëndrueshme, duke garantuar sigurinë e lëvizjes në të ardhmen,” shton Inspektoriati.

“Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë do të jenë të pranishme në terren për t’u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë periudhë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës,” tha IKMT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori