LAJMI I FUNDIT:

UNSHM përshëndet vendimin për fillimin e mësimit me prezencë fizike

UNSHM përshëndet vendimin për fillimin e mësimit me prezencë fizike

Unioni i Nxënëseve të Shkollave të Mesme vendosi njëzëri të rikonfirmojë qëndrimin e miratuar dy vite më parë se mësimi duhet të zhvillohet në shkollë.

Prandaj, nga atje thanë se UNSHM e mirëpret vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të filluar mësimin me prezencë fizike nga e marta, 1 shkurt. “Ia kujtojmë publikut se këtë qëndrim e ndajmë me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe me UNICEF MK. Ne besojmë se në situatën më të keqe duhet të kishim kombinuar mësimin, ndërsa në rastin më të mirë mund të ishte tërësisht fizik. Nëse ka një përkeqësim, atëherë ju rekomandojmë të ndiqni modelin e kombinuar dhe aspak i gjithi onlajn”, thon nga UNSHM.

Sipas tyre, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, por edhe pjesëtarët e publikut të gjerë, janë të vetëdijshëm se cilësia e mësimdhënies është në një nivel shumë më të lartë kur mësimi mbahet në klasë në krahasim me mësimin kur mbahet nga distanca. Ata thanë se edhe notat nuk mund të kontrollohen në mënyrë adekuate në mësimdhënien onlajn, ndërsa prania fizike siguron vërtetimin e duhur.


“Për sa i përket shëndetit fizik të nxënësve, tashmë në shkolla ka protokolle rigoroze që e mbrojnë këtë. Kujtojmë publikun se pikërisht për shkak të një amendamenti të propozuar nga Unioni në Protokoll, është vendosur shërbimi disiplinor në shkolla gjatë pushimeve. Gjysmëvjetori i parë u zhvillua tërësisht me prezencë fizike dhe shkalla e infeksionit ishte jashtëzakonisht e ulët – fakt që tregon se shkollat ishin mjediset më të sigurta për nxënësit e shkollave të mesme”, deklaruan nga atje.

Ata nënvizuan se përveç shëndetit fizik, nga pandemia është rënduar shumë edhe shëndeti mendor i nxënësve.

“Së fundi, nuk duhet të harrojmë se arsimi duhet të jetë një sektor social prioritar i një vendi. Në një kohë kur ekonomia funksionon normalisht pa asnjë kufizim, në një kohë kur të gjithë sektorët e tjerë të parëndësishëm kanë plot vizitor, ne si shoqëri nuk duhet të lejojmë që arsimi të bëhet kundërshtim. Thjesht duhet të jetë në radhë të parë”, thanë në fund nga atje.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori