Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen për të qenë pjesë e projektit “Digital Innovation Gateway for Kosovo DIG-4K”, që zbatohet nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve. Ky institucion i arsimit të lartë ka theksuar se vlera e projektit është rreth 1 milionë euro, dhe paraqet një iniciativë transformuese që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës.
“Projekti synon përshpejtimin e inovacionit digjital në Kosovë dhe do të implementohet nga ITP Prizren, në bashkëpunim me sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile. “DiG-4K” do të mbështesë NVM-të, startup-et, institucionet publike dhe komunitetet, duke krijuar një ekosistem të qëndrueshëm për inovacionin digjital”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë theksohet se me këtë lloj nismash synohet zhvillimi rajonal.
“Me iniciativa të tilla që fuqizojnë aftësitë digjitale, Universiteti i Prizrenit po luan një rol kyç në formësimin e Kosovës si një qendër rajonale e inovacionit digjital”, thuhet në njoftimin e Universitetit.
Nisma në fjalë udhëhiqet nga Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP Prizren) dhe ka për qëllim ta pozicionojë Kosovën si një qendër për inovacion dhe trajnim digjital, raporton Telegrafi.
Objektivat e projektit, sipas njoftimit të publikuar nga institucionet e BE-së, përqendrohen në fuqizimin e bizneseve lokale, institucioneve arsimore, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve publikë, duke krijuar kështu një ekosistem që mbështet suksesin ndërmarrës dhe nxit inovacionin digjital në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.
Projekti, sipas këtij përshkrimi, synon t’u përgjigjet nevojave të popullsisë së Kosovës, duke u përqendruar në përmirësimin e aftësive digjitale, mbështetjen e ndërmarrësisë dhe promovimin e adoptimit të teknologjive digjitale në sektorë të ndryshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Shtëpia e fshehur mes dy kishave në Porto, pranë të cilës mijëra njerëz ecin dhe nuk e dinë se “ekziston”

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Qindra të lënduar pas një tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi afër Stambollit

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'