United vazhdon me ecurinë pozitive, mposht Newcastlen

Manchester United ka arritur që të mposhtë Newcastlen në udhëtim me rezultat 2-0.
Djajtë e Kuq ishin të furishëm nga minuta e parë dhe si në ndeshjet e fundit ishin tejet kërkues.

Me gjithë rastet e krijuara, nuk pati gola në fraksionin e parë, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
Goli hapës u shënua nga Romelu Lukaku pas një reagimi të mirë individual (64’), ndërsa sapo kishte hyrë në lojë.
Sulmet vazhduan dhe United e gjeti golin e dytë në minutën 80-të me anë të Marcus Rashford.
Deri në fund nuk pati ndryshime në rezultatin 2-0 dhe Djajtë siguruan kështu fitoren e katërt rresht.
Tashmë Djajtë kanë 38 pikë, gjashtë pikë më pak se sa Chelsea në vendin e katërt dhe tashmë mund të thuhet se United është kthyer në luftë për top katërshe. /Telegrafi/

















































