United - Rochdale, publikohen formacionet zyrtare

Manchester United dhe Rochdale kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të 1/8 së finales në Carabao Cup.
Djajtë e Kuq do të jenë nikoqir i skuadrës jo edhe shumë të njohur në takimin që fillon në ora 21:00.
Unitedi në këtë takim do të jetë pa Eric Baillyn dhe Timothy Fosu-Mensah, që janë të lënduar.
Mysafirët do t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozicion, mirëpo kanë pak gjasa që ta mposhtin Unitedin.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: Romero, Wan-Bissaka, Jones, Tuanzebe, Rojo, Fred, Pogba, Andreas, Lingard, Chong, Greenwood.
Formacioni startues i Rochdale: Robert Sanchez, Norrington-Davies, McNulty, Dooley, Williams, Camps, Keohane, Rathbone, Morley, Henderson, Matheson. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































