Manchester United e ka konfirmuar në krye të skuadrës trajnerin norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.

Djajtë e Kuq do të synojnë në verë që ta përforcojnë edhe repartin e mbrojtjes që shihet si reparti më i ndërlikuar.


Dëshira e re dhe e vjetër e United është qendërmbrojtëi anglez Harry Maguire që aktivizohet me Leicester Cityn.

GettyImages 1093366418 Harry Maguire gjatë një ndeshje këtë edicion ndaj Manchester United.. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ish-kampionët e Anglisë kishin refuzuar disa herë ofertat e Unitedit për qendërmbrojtësin anglez.

Mediat angleze kanë raportuar se United nuk është dorëzuar për qendërmbrojtësin dhe synojnë transferimin e tij në verë.

Skuadra nga Old Traford synon që të ofrojë rreth 65 milionë funte për transferimin e Maguire. /Telegrafi/

telegrafi sport app