Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot dhe të dielën do të testojnë shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.

Në njoftim thuhet se kjo unazë do të funksionojnë gjatë kësaj fundjave krejtësisht si rrugë njëkahëshe:


- Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-Mensës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

- Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

- Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

- Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

- Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

- Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

- Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve. /Telegrafi/

33 4

2 63

3 51

4 41

5 32

6 28

7 18

8 18