Edhe pse rivaliteti ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas është ndër më të mëdhenjtë në futbollin italian, pak tifozë nga Toskana kanë udhëtuar në Torino për ndeshjen e sotme (e diel).
Zonja e Vjetër dhe Viola kanë rivalitet të madh, por vetëm afro 100 tifozë mysafirë kanë qenë të pranishëm në Allianz Stadium për sfidën e Serie A.
Kjo për shkak të një proteste nga ultrasit e Fiorentinas, të cilët njoftuan më herët gjatë javës se nuk do të udhëtonin drejt Torinos.
Që t’i blinin biletat për ndeshjen e të dielës, nga ata kërkohej që të regjistroheshin në faqen zyrtare të Juves, një procedurën të cilën tifozët e Violas nuk deshën ta ndiqnin – njofton Football Italia.
Të premten, ultrasit e këtij klubi lëshuan një komunikatë, në të cilën thoshin se nuk do të udhëtonin drejt Torinos dhe të njëjtën gjë ua kërkuan edhe tifozëve të rëndomtë. /Telegrafi/