LAJMI I FUNDIT:

Ulpiana po përgatitet për sezonin e ri, kërkon të rikthehet në Ligën e Parë pas dënimit për përjashtim nga FFK

Ulpiana po përgatitet për sezonin e ri, kërkon të rikthehet në Ligën e Parë pas dënimit për përjashtim nga FFK

Klubi i Futbollit “Ulpiana”në Lipjan në fund të javës ka nisur përgatitjet për ta filluar sezonin e stërvitjeve 2024/2025, në stadiumin e qytetit “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Pas skandalit të fundit që dyshohej se ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Ulpianës kishte qenë e kurdisur, drejtues të Ulpianës sërish synojnë të kthehen sërish në Ligën e Parë me punë dhe angazhim.

Jeton Gashi, përfaqësues i këtij klubi ka thënë për Telegrafin se nuk do të dorëzohen, por me punë e angazhim do të rikthehen aty ku ishin në tabelë.


“Jemi duke punuar dhe shumica e lojtarëve janë lipjanas të cilët pa hezitim kanë pranuar të luajnë për klubin e qytetit, me synim të qartë rikthim në Ligën e Parë. Po punojmë komplet ekipi që ta tejkalojmë gjendjen e vështirë në klub, por sidoqoftë ne do të ngritemi në Ligën e Parë përsëri”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Sa i përket stërvitjeve ai ka thënë se siç është cekur edhe në njoftim në faqen zyrtare te klubit, stërvitjet fillojnë të shtunën dhe janë duke u organizuar për sezonin e ri 2024/2025.

Kujtojmë se Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës pati konstatuar se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë ka qenë e kurdisur. Kështu thuhet në vendimin për këtë ndeshje, teksa përballja ishte regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golat nuk janë regjistruar.

Kjo përballje pati ngjallur mjaftë komente e reagime, madje ka pasur komunikata edhe nga dy klubet sportive por që Federata duke u bazuar në prova pati konstatuar se ajo ndeshje ishte e kurdisur.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori